Bukayo Saka është një ndër lojtarët kryesorë tek Arsenali këtë edicion. Sulmuesi anglez po shkëlqen te londinezët, duke tërhequr interesimin e skuadrave të njohura evropiane.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit dëshirojnë ta shpërblejnë me kontratë të re anglezin.
Krerët e klubit londinezë do t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare që do ta mbante atë në Emirates deri në vitin 2026.
Interesim 20-vjeçarin ka shprehur Liverpooli. Saka këtë sezon me “Topçinjtë” ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm