Arsenali ka shënuar një tjetër fitore për të mbajtur kreun e tabelës në Premier League dhe për të rritur distancën me ndjekësit. “Topçinjtë” mposhtën 1:0 Leicesterin si mysafirë në xhiron e 25-të.
Gabriel Martinelli realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 46-të.
Me 24 ndeshje të zhvilluara, Arsenali i Mikel Artetas ka 57 pikë në vendin e parë, pesë më shumë se Manchester City që e ndjek.
Leicesteri ka 24 pikë në pozitën e 14-të.