Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali lëshon fitoren nga duart në derbin e Londrës

Pierre-Emeric Aubameyang ishte figura tragjike në derbin mes Arsenalit dhe Tottenhamit pasi në minutën e fundit të takimit dështoi t’ia siguronte fitoren ekipit kur huqi penaltinë.

Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 16 pas një kundërsulmi të cilin në gol e shndërroi lojtari me letra i Juventusit, Aaron Ramsey.

Ky rezultat qëndroi deri në minutën e 74 kur Harry Kane realizoi nga penaltia të cilën e shkaktoi mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.

Në fund të takimit gabonezi Aubameyang dështoi të realizonte golin pas gjuajtjes së dobët të cilën e priti portieri Hugo Lloris. Në minutat shtesë Arsenali mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi me karton të kuq u ndëshkua Lucas Torreira.

Me këtë barazim Arsenali i jep mundësi Manchester Unitedit që të marrë pozitën e katërt ndërsa Tottenhami ka 61 pikë në pozitën e tretë.