Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali kërkon këndelljen në derbin londinez

Arsenali do të kërkojë kthimin te rezultatet pozitive të shtunën, kur do të jetë mysafir i Chelseat në derbin londinez. Ndeshja e xhiros së dytë të Premier Leagues së Anglisë zhvillohet në stadiumin "Stamford Bridge".

Arsenali në xhiron e parë pësoi 2:0 në shtëpi nga kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, ndërsa Chelsea triumfoi 3:0 në udhëtim ndaj Huddersfield Townit, shkruan sot Koha Ditore.

"Ne mund të përmirësohemi dhe duhet të përmirësojmë lojën në ndeshjet e vështira. Kërkesat tona janë të larta. Ne duhet të punojmë fortë, duhet të punojmë së bashku dhe duhet të vuajmë së bashku kur të humbasim", ka thënë trajneri i Arsenalit, Unai Emery. Emery ka marrë drejtimin e skuadrës pas përfundimit të stinorit të kaluar, pas largimit të Arsene Wenger.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)