Arsenali po shqyrton mundësinë të bëjë ofertë për huazimin e mesfushorit turk të Milanit, Hakan Çalhanoglu, bën të ditur “The Sun” të dielën.
Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta, është duke synuar të forcojë skuadrën për pjesën e dytë të stinorit. Ish-mesfushori i Bayer Leverkusenit, Çalhanoglu, është një nga emrat në listën e dëshirave të tij, transmeton Koha Ditore.
Turku 25-vjeçar është në stinorin e tij të tretë te Milani dhe mund të lejohet të largohet, nëse vjen oferta e duhur. Mirëpo, Milani vështirë se do të pranojë ofertë huazimi për mesfushorin.
Çalhanoglu ka luajtur 18 ndeshje në Serie A për Milanin këtë stinor, ndërsa ka shënuar dy gola dhe asistuar një. Ai i ishte bashkuar Milanit nga Leverkuseni në verën e vitit 2017 për 24 milionë euro.