Arsenali po kërkon ta përforcojë ekipin gjatë afatit kalimtar të janarit. Mediat angleze kanë bërë të ditur se londinezët po synojnë transferimin e dyshes së Juventusit, Arthur Melo dhe Deja Kulusevski.
Trajneri Mikel Arteta thuhet se u ka bërë me dije krerëve të klubit se i sheh të dy futbollistëve si përforcim ideal për mesfushën.
Juventusi është i gatshëm t’i nisë negociatat me klubet e interesuar për të dy lojtarët.
Trajneri Massimilano Allegri u ka bërë të ditur Arthurit dhe Kulusevskit se nuk llogarit në shërbimet e tyre.
Për dyshen “Topçinjtë” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 70 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm