Granit Xhaka pritet të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se edhe klubi anglez është i gatshëm që ta shesë Xhakën.
Bëhet e ditur se Arsenali kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin, të cilin e kishte blerë në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbachu për 45 milionë euro.
Për mesfushorin nga Kosova, interesimin më të madhe e ka shfaqur Roma e trajnerit Jose Mourinho.
Kontrata me Arsenalin 28-vjeçarit i skadon në verën e vitit 2023.
Xhaka ishte pjesë e Zvicrës në “Euro 2020”. Ai ishte ndër më të mirët te zviceranët.