Sport

Arsenali kalon në rrethin e pestë të FA Kupës

Skuadra e Mikel Artetas ka arritur të kalojë me vështirësi rrethin e katërt të kupës angleze, FA Cup.

Në ndeshjen kundër Bournemouthit, “Topçinjtë” fituan me rezultatin 2-1, për të kaluar në rrethin e katërt për t’u përballur me Portsmouthin.

Arsenali e nisi ndeshjen shumë mirë, duke zhbllokuar rezultatin qysh në minutën e 5-të përmes Bukayo Sakas, kurse Edward Nketiah e dyfishoi rezultatin rreth 20 minuta më vonë.

Por, kur u mendua se gjithçka përfundoi, në minutat shtesë të ndeshjes, Bournemouthi arriti të ngushtonte rezultatin në 2-1, dhe mori iniciativën deri në fund të ndeshjes, por pa sukses.