Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali ishte afër transferimit të Mbappes

Ylli i Monacos, Kylian Mbappe, ishte shumë afër transferimit te skuadra angleze, Arsenal.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili ka treguar detajet e dështimit të transferimit, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishim afër të nënshkruanin në vitin e shkuar dhe provuam shumë që ta sjellim këtu. Ai ishte në skadim të kontratës, por kryesia e Moancos vendosi ta mbajë, edhe pse vendimi ishte shumë, shumë i ngushtë”, ka thënë Wenger.

Francezi nuk e mohoi dëshirën që ta ketë në skuadër, por theksoi se Mbappe tani kërkohet nga skuadrat e mëdha dhe mund të shkojë ku të dojë.