Arsenali është duke insistuar në transferimin e organizatorit kolumbian të Real Madridit, James Rodriguez, bëri të ditur “El Desmarque” të enjten.
Reprezentuesi i Kolumbisë mbetet si dytësor te Reali dhe po pritet të ketë oferta për të në afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore. Arsenali po shpreson të sigurojë transferimin e tij, por në garë mund të përfshihen edhe skuadra të tjera. 28-vjeçari aktualisht është i lënduar.
Këtë edicion ka luajtur nëntë ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër.
Artikuj të ngjashëm