Arsenali po i prin garës për emërimin e Luis Enriques si trajner të ekipit gjatë kësaj vere.
“El Mundo Deportivo” raporton se emërimi i Thomas Tuchelit te Bayern Munichu ia ka mundësuar klubit londinez që të jetë afër emërimit të tij.
Arsene Wenger pritet që të largohet nga klubi anglez në fund të sezonit dhe sipas mediumeve spanjolle, drejtori sportiv i Arsenalit, Raul Sanllehi është kyç në transferimin e trajnerit 47-vjeçar, i cili drejtoi Barcelonën.
Enrique raportohet se refuzoi mundësinë e zëvendësimit të Eduardo Berizzos te Sevilla gjatë dhjetorit.