Serge Gnabry ka refuzuar edhe ofertën e fundit nga Bayern Munichu për rinovimin e kontratës.
Sipas “Bild”, sulmuesi nuk është pajtuar me kushtet e ofruara nga kampioni gjerman.
E përditshmja gjermane ka bërë të ditur se krerët e klubit nuk do t’i ofrojnë kushte më të mira lojtarit kontrata e të cilit skadon në vitin 2023.
Së fundmi në garë për Gnabryn ka hyrë edhe Arsenali. Klubi anglez është i gatshëm ta rikthejë 26-vjeçarin në Londër të cilin e shiti në vitin 2016.
Për shërbimet e Gnabryt në garë janë edhe Real Madridi dhe Liverpooli.
Artikuj të ngjashëm