Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali humb yjet shkaku i “Championsit”

Paulo Dybala dhe Victor Osimhen pritej që t’i bashkoheshin Arsenalit në afatin kalimtar të verës, por të dy futbollistët nuk pritet të transferohen në “Emirates Stadium”, për shkak se Liga e Kampionëve për këtë skuadër është e pasigurt.

Mikel Arteta është duke kërkuar sulmues të ri tash e disa muaj, dhe si Dybala ashtu edhe Osimheni shiheshin si përforcime potenciale në javët e fundit.

“La Gazzetta dello Sport” raportoi në muajin prill se Osimheni ishte i hapur t’u bashkohej “revolveristëve”, vetëm nëse skuadra kualifikohet në “Champions”.

Në Premier League ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar. Arsenali është dy pikë prapa Tottenhamit të Antonio Contes në garën për pozitën e katërt, apo të fundit që çon në Ligën e Kampionëve.