“Topçinjtë” pritet të bëjnë ndryshime në portë në përfundim të stinorit.
Arsenali ka nisur të mendojë për të ardhmen dhe qysh tani është duke përgatitur një ofertë për portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak, i cili do ta zëvendësonte Petr Cechun.
Sipas asaj që raporton London Evening Standard, slloveni është prioriteti numër një i “Topçinjve” për sezonin tjetër, transmeton kp.
Oblak së fundmi ka regjistruar 100 paraqitje në La Liga dhe në 59 prej tyre ai nuk ka pranuar fare gol.
Megjithatë, vendimtare në transferimin e sllovenit në Emirates, do të jetë vijueshmëria e sezonit nga ana e Arsenalit dhe kualifikimi apo jo i tyre në Ligën e Kampionëve për stinorin tjetër.
Artikuj të ngjashëm