Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali fiton me gol në minutën e 95-të

Granit Xhaka ka kompletuar ndeshjen në të cilën Arsenali mori pikët e plota.

Të enjten mbrëma, Arsenali fitoi 2:1 ndaj Wolverhamptonit. Madje golin e fitores e shënoi vetëm në minutën e 96-të. Ishte Alexandre Lacazette që shënoi për rikthimin e madh të londinezëve.

Wolverhamptoni ishte në epërsi prej 1:0 që nga minuta e dhjetë. Hee-chan Hwang shënoi për Wolverhamptoni.

Golin e barazimit skuadra londineze e gjeti vetëm në minutën e 82-të. Rezervisti Nicolas Pepe shënoi për 1:1 pas asistimit të rezervistit tjetër, Edward Nketiah. Pepe asistoi në golin e fitores.

Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së 20-të të Premier Leagues. Arsenali mban vendin e pestë me 45 pikë nga 24 ndeshje. Wolverhamptoni renditet i shtati me 40 pikë nga 25 ndeshje.