Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali fiton derbin londinez

Foto: Reuters

Derbi i Londrës ndërmjet Arsenali dhe Chelseat i ka takuar atij të parit.

“Topçinjtë” shënuan fitore prej 2 me 0 në shtëpi, transmeton Koha.net.

Të dy golat skuadra e Unai Emeryt i shënoi në pjesën e parë. Lacazette shënoi golin e parë në minutën e 14 pas asistimit nga Bellerini.

Kurse golin e dytë e shënoi mbrojtësi Koscielny në minutën e 39 pas asistimit nga Sokratis.

Në vendin e pestë tani Arsenali ka 44 pikë, kurse Chelsea në vendin e katërt ka 47 pikë.

Artikuj të ngjashëm