Skuadrat e mëdha të Anglisë, Arsenali dhe Manchester City kanë shprehur interesim për djalin e ish-reprezentuesit të Shqipërisë, Rudi Vatës, Roccon. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga sajti italian “Tuttomercatoëeb”.
Bëhet e ditur se City e Arsenali po insistojnë në transferimin e 17-vjeçarit, i cili luan për ekipin e dytë të Celticut në Skoci. Vata është mesfushor ofensiv dhe ka kontratë me ekipin skocez deri në vitin 2024, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth dy milionë euro.
Arsenali dhe City po tentojnë të sigurojnë shërbimet e Vatës më herët, pasi interesim për mesfushorin e ri, tashmë kanë shfaqur edhe Juventusi e Roma. Për ekipin e dytë të Celticut, Vata ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asistim në 11 paraqitje këtë edicion.
Ai është edhe pjesë e Përfaqësueses U18 të Irlandës.