Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali e City ndajnë pikët, asiston e shënon Mustafi

Arsenali dhe Manchester City kanë ndarë pikët në derbin e xhiros së 30-të në Premier Ligë duke barazuar me rezultat 2 me 2.

Leroy Sane i dha epërsinë fillestare Cityt në minutën e pestë. Reprezentuesi gjerman shënoi pas asistimit nga Kevin De Bruyne.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në minutën e 40-të rezultati u barazua nga Theo Walcott që shënoi pas asistimit të Shkodran Mustafit, por vetëm një minutë më pas “Qytetarët” kthyen epërsinë përmes Sergio Agueros.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol. Shkodran Mustafi ishte i saktë me kokë në minutën e 53-të për të barazuar gjithçka në 2 me 2.

Me barazimin e sotëm, dy skuadrat mbesin në pozitat 6 dhe 4. City është i katërti me 58 pikë, ndërsa Arsenali i gjashti me shtatë më pak. Liverpooli është i treti me 59 pikë, ndërsa Manchester Unitedi i pesti me 53.