Arsenali ka ndërprerë bisedat për kontratën e Pierre-Emerick Aubameyang ndërkohë që dyshimet për të ardhmen rriten.
Skuadra angleze tashmë ka arritur marrëveshje me lojtarët për ulje të pagave prej 12,5 për qind, por pasojat financiare të koronavirusit do të kenë ndikim në negociatat e Arsenalit për vazhdim të kontratave.
Sulmuesi nga Gaboni, Aubameyang, paguhet rreth 200 mijë funte (228 mijë euro) në javë dhe dëshiron pagë dukshëm më të madhe për të vazhduar kontratën.
Ai po ashtu dëshiron të kthehet në Ligën e Kampionëve, që duket pak e mundur për Arsenalin, për edicionin e ardhshëm. Sipas Daily Mail, gjendja e krijuar nga koronavirusi jep fare pak shpresë që Aubameyang do të merr ofertë më të mirë në aspektin financiar.
Kontrata e tij përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe Arsenali tani pritet të dëgjojë ofertat për sulmuesin kryesor. Është raportuar se Barcelona dhe Interi janë të interesuar për 30-vjeçarin.