Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali dhe Newcastle në garë për Davidin

Sulmuesi i Lillet, Jonathan David, karrierën mund ta vazhdojë në Premier Leaguen e Anglisë. Për 22-vjeçarin, së fundi kanë hyrë në garë edhe dy klubet angleze, Arsenal e Newcastle Unitedi.

Më herët, është raportuar se edhe Interi e Dortmundi po e kërkojnë Davidin.

Kanadezi ka kontratë me Lillen deri në vitin 2025. Këtë sezon ka shënuar 12 gola në 25 ndeshje në kampionatin elitar të Francës.