Arsenali ka fituar 3:1 ndaj Burnleyt në xhiron e 12-të të Premier Leagues duke barazuar me pikë Manchester Cityn në krye të tabelës.
“Topçinjtë” e Mikel Artetas dominuan plotësisht në ndeshje.
Golin e parë e shënoi Leandro Trossard në fund të pjesës së parë. Mysafirët barazuan në fillim të pjesës së dytë përmes Josh Brownhillit, por Arsenali u kundërpërgjigj menjëherë me William Saliban dhe Oleksandr Zinchenkon.
Në fund, Arsenali mbylli ndeshjen me një futbollist më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Fabio Vieiras.
Arsenali ka 27 pikë në pozitën e dytë, me pikë të barabarta me Cityn që një ditë më vonë luan me Chelsean në kryendeshjen e javës.
Burnley ka vetëm katër pikë në pozitën e parafundit.