Arsenal e Manchester City janë duke u interesuar për mbrojtësin anësor të Real Betisit, Junior Firpo, mirëpo transferimi i tij nuk do të vijë me një kosto të vogël.
Firpo në kontratën e tij me Betisin ka një klauzolë për lirim në vlerë 45 milionë funte (50 milionë euro) dhe Betisi do të dorëzohet vetëm nëse paguhet kjo klauzolë, raporton gazeta “AS” të dielën, transmeton “Koha Ditore”.
Firpo është duke u përcjellë edhe nga Crystal Palace e Newcastle United. Firpo 22-vjeçar ka kontratë me Betisin deri në verën e vitit 2023.