Ylli i arteve marciale, Conor McGregor, është arrestuar në Miami për akuzat se ka thyer telefonin e një fansi që është përpjekur të bëjë fotografi.
Irlandezi akuzohet për grabitje të armatosur dhe vepër kriminale, sipas policisë.
30-vjeçari sipas raportit të policisë kishte marrë telefonin e fansit nga dora dhe më pas e kishte thyer e kishte ikur me të.
“Viktima ishte përpjekur të bënte fotografinë me të pandehurin me telefon. I pandehuri e kishte goditur telefonin e viktimës, duke e gjuajtur për tokë. I pandehuri më pas e kishte shkelur disa herë, duke e dëmtuar pajisjen. I pandehuri është lokalizuar dhe arrestuar”, thuhet në njoftim.
Telefoni i viktimës thuhet se kishte vlerë 1000 dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vëllezërit Tate arrestohen në SHBA, Britania kërkon ekstradimin e tyre për akuza të reja
-
Yamal, viktimë e një tentative për vjedhje
-
Rikthimi i McGregorit zgjat vetëm 69 sekonda
-
Arrestohet i dyshuari për kanosjen e të miturit me publikim të fotografive
-
Sa ishte vlera financiare e sendeve të vjedhura nga anglezët?