Sulmuesi më i ri i Manchester Unitedit, Rumelu Lukaku është arrestuar në Los Angeles dhe do të paraqitet në gjykatë më 2 tetor pas një ankese që është bërë për shkak të zhurmës, ka thënë policia në Beverly Hills, raporton BBC.
Lukaku pritet që në ditët në vijim të kryejë testet mjekësore për të kompletuar transferimin tek Unitedi, transmeton Koha.net.
“Këto shkelje për zhurmë kanë ndodhur në një rezidencë në Beverly Hills”, thuhet në komunikatën e Policisë.