Legjenda e UFC-së, Nate Diaz, është dorëzuar në Polici në orët e hershme të së enjtes, pasi është lëshuar një urdhëarrest ndaj tij, raporton “TMZ”.
Diaz është dorëzuar në Departamentin e Policisë së New Orleansit dhe akuzohet për sulm fizik.
Dënimet për shkallën për të cilën akuzohet mund të çojnë nga gjoba prej 2000 dollarësh e deri te burgimi 8-vjeçar.
Diaz do të mbetet në paraburgim. Urdhëarresti ndaj tij është lëshuar të hënën, dy ditë pasi që ka qarkulluar një video ku shihet duke e mbërthyer dhe lënë pa ndjenja një person gjatë një zënke në “Bourbon Street”.
Artikuj të ngjashëm
-
Legjenda e UFC-së sherr në rrugë, e lë pa ndjenja kundërshtarin
-
Luftëtari i UFC-së vdiq në moshën 34-vjeçare, dyshohet për sulm në zemër
-
Ronda Rousey kthehet në kafaz me fitore prej 15 sekondave
-
Publikohen pamjet e arrestimit të Justin Timberlake për vozitje në gjendje të dehur
-
Miratohet kërkesa e Timberlakeut për të ndaluar publikimin e videos së arrestimit