Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arrestohet hokejisti australian, bleu kokainë në Paris

Lojtari i hokejit Tom Craig / Foto: AFP

Një lojtar i hokejit në bari i ekipit të Australisë është arrestuar në Paris të martën në mëngjes, ka raportuar një ditë më pas mediumi i madh zviceran “Blick”. 

“Blick” dhe disa mediume tjera të huaja kanë shkruar se Tom Craig është parë duke blerë kokainë. 

Edhe shpërndarësi i drogës, i cili ishte i mitur, është arrestuar po ashtu. 

Një gram i drogës kokainë është konfiskuar nga lojtari i hokejit në bari, ndërsa shpërndarësi i drogës kishte edhe lloje tjera të drogës me vete. 

Komiteti Olimpik i Australisë e ka konfirmuar këtë rast. 

Edhe Një muaj suspendim për Kyrgiosin pasi doli pozitiv në kokainë Sporte të tjera Një muaj suspendim për Kyrgiosin pasi doli pozitiv në kokainë

Megjithatë, ende nuk është bërë asnjë akuzë për lojtarin, por pritet gjobë e madhe. 

Australia u eliminua në çerekfinale të hokejit, pasi u mposht 2:0 nga Holanda.