Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arrestohen shumë tifozë të River Plates

Policia në Buenos Aires ka ndaluar tre autobusë dhe ka arrestuar disa anëtarë të tifozëve të skuadrës së River Plates të cilët po udhëtonin drejt Saltas. Një numër i madh i armëve dhe drogave u konfiskuan.

Tifozët po udhëtonin për ndeshjen që River Plate do ta luajë kundër Laferreres në kuadër të Kupës së Argjentinës.

Operacioni përfundoi me 13 të arrestuar, përfshirë edhe liderin e tyre. Policia ka gjetur gjashtë thika, mjete të forta, dy armë dhe afër dy kilogramë mariuhanë.

Pavarësisht operacionit të policisë, shumë prej tifozëve u liruan dhe u lejuan të udhëtonin drejt Saltas.