Pesë tifozë gjermanë të futbollit janë arrestuar pas përleshjeve përpara finales të së mërkurës në Ligën e Evropës midis Eintracht Frankfurtit dhe Rangersit, thanë autoritetet spanjolle të mërkurën, ka raportuar AP.
Policia spanjolle tha se tifozët e Frankfurtit u arrestuan, pasi u përleshën me mbështetësit dhe oficerët skocezë rreth mesnatës në qendër të qytetit.
Policia tha se tifozët e Frankfurtit hodhën tulla dhe tavolina nga baret dhe qëlluan fishekzjarrë mbi tifozët e Rangersit dhe oficerët e policisë.
Më shumë se pesë mijë persona si personel sigurie janë në gatishmëri në qytetin jugor të Spanjës, pasi autoritetet prisnin që deri në 150 mijë tifozë të mbërrinin për ndeshjen e së mërkurës në garën e klubeve të nivelit të dytë të Evropës.
Shumica ishin pa bileta për ndeshjen finale. Tifozët e Frankfurtit kishin shkaktuar tashmë probleme në qytet tjera përpara ndeshjes së ekipit kundër klubit të Sevillas, Real Betis në 1/8 e finales.