Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Armend Thaqi në bisedime me Prishtinën

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Armend Thaqi, mund të largohet nga skuadra e Gjilanit, dhe të transferohet te Prishtina.

Te prishtinasit do të ishte një rikthim i tij, pasi ishte pjesë e skuadrës në të kaluarën nga viti 2013 deri në vitin 2016.

Lajmin për Sportin në KTV se kanë nisur bisedimet mes klubit e mbrojtësit, e ka konfirmuar vetë futbollisti i “Skifterave”, Thaqi.

Mbrojtësi Thaqi ka thënë se ndonëse ende asgjë nuk ka zyrtare, është në bisedime me klubin “Bardhekaltër” që sivjet e përfundoi kampionatin në vendin e dytë dhe e fitoi Kupën e Kosovës.

Thaqi, që po ashtu ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Kosovës, në edicionin 2017/2018, ka realizuar në total 5 gola.

Artikuj të ngjashëm