Arlind Sejdiu ka shënuar në Kupën e Finlandës me skuadrën e Lahtit.
Lahti të shtunën e fitoi duelin kundër KTP-së me rezultatin 3:0, ndërsa sulmuesi shqiptar, Sejdiu, e shënoi golin e tretë në këtë duel.
19-vjeçari, pjesë e të rinjve të Finlandës, realizoi në minutën e 40-t të takimit për rezultatin final.
Lahti pas dy ndeshjeve ka një fitore e një barazim. Takimin e radhës e luan kundër skuadrës HIFK pas një jave.
“Suomen Cup” është Kupa shtetërore e Finlandës dhe është e hapur për të gjitha ekipet e Federatës së Futbollit të Finlandës. Luhet që prej vitit 1955. Fituesi luan në kualifikimet e Ligës së Evropës.