Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arijon Ibrahimoviqi ndëshkohet me të kuq

Arijon Ibrahimoviqi debutoi si 17-vjeçar në Bundesligë në fitoren 3:0 ndaj Bochumit para dy xhirove. Por talenti me rrënjë nga Kosova duhet të mësojë shumë sa i takon kontrollit. Ai është ndëshkuar me të kuq në ndeshjen e fundit me ekipin e dytë të Bayernit.

Ekipi rezervë i Bayernit fitoi 2:1 ndaj Unterhachingut, të premten në kuadër të xhiros së 25-të të ligës regjionale.

Ibrahimoviqi në minutën e 87-të u ndëshkua direkt me të kuq, pasi shtyu një kundërshtar pas tollovisë së krijuar.

Unterhachingu është lider në tabelë me 57 pikë, ndërsa Bayern II ka 38 pikë në vendin e pestë.

Artikuj të ngjashëm