Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arijan Ademi do të largohet nga Dinamo Zagrebi

Arijan Ademi do të largohet nga Dinamo Zagrebi për ta vazhduar karrierën te skuadra kineze, Beijing Guan. Kështu kanë raportuar mediumet kineze të martën.

Klubi kinez pritet t’i paguajë deri në 1 milion euro dëmshpërblim klubit kroat. Mesfushori i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është kapiten i Dinamo Zagrebit, skuadër me të cilën ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

31-vjeçari pjesë e Dinamos është prej vitit 2010. Ai për një periudhë luajti edhe për Lokomotiva Zagrebin. Para se të luante për Maqedoninë e Veriut, Ademi përfaqësoi në tri ndeshje Kroacinë. Për Maqedoninë e Veriut ka shënuar katër gola në 28 ndeshje. Luajti edhe në Evropianin e vitit 2020.