Prishtina ka vazhduar përforcimet dhe sot ka zyrtarizuar Argjend Mustafën e Trepçës ’89. 24-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
“Zgjidhja për të nënshkruar me Prishtinën ishte shumë e lehtë dhe u përmbush pas disa tentimeve dhe dëshirës për të qenë pjesë e klubit më të madh në vend – arsye kjo kryesore. Po ashtu, Prishtinën e shoh si pretendentit kryesor për titull dhe sëbashku kam shumë besim se do t’ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Mustafa me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes dyvjeçare.
Mustafa është përforcimi i pestë para garave paraeliminuese të Evropa Uefa Ligës.
Artikuj të ngjashëm