Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Mustafa i bashkohet Llapit

Mustafa shkëput kontratën me Prishtinën për t'iu bashkuar projektit dhe rrugëtimit të Llapit

Një ditë pasi Prishtina konfirmoi largimin e Argjend Mustafës, futbollisti i është bashkuar Llapit.

Klubi nga Podujeva ka konfirmuar marrëveshjen me mesfushorin, për të cilin ka thënë se “nuk ka pasur shumë dilema në përzgjedhjen për edicionin e ri dhe pa hezitim ka pranuar ofertën e Llapit për edicionin e ri të Superligës”.

25-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për Trepçën, ’89-shin dhe për Skënderbeun.