Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Argentinos Juniors, skuadra që mburret me nxjerrjen e Maradonës

"Zotëri, kam një shok që është më i mirë se unë. A mund ta sjelli javën e ardhshme?".

Pesëdhjetë vjet më parë, në Buenos Aires, legjenda e futbollit Diego Maradona luajti kapitullin e tij të parë, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

Trajneri Francis Cornejo dëgjoi me kujdes Goyo Carrizon, një nga lojtarët e tij më të mirë te skuadra U-10 dhe bëri me kokë. Cornejo sapo kishte publikuar një njoftim në gazetë, ku ftonte për prova lojtarët e rinj. Një trajner tek akademia e Argentinos Juniors që nga viti 1953, ai së shpejti do të përjetonte momentin më magjik të karrierës së tij.

"Thonë se njerëzit përjetojnë së paku një mrekulli në jetën e tyre, por shumica nuk e kuptojnë atë. Unë sigurisht se e kuptova", ka shkruar Cornejo në librin e tij "Cebollita Maradona". "Mrekullia ime ndodhi në një ditë të shtune me shi më 1969, kur një fëmijë tetëvjeçar bënte gjëra me top që kurrë nuk kisha parë më herët dhe nuk po mund të besoja se ishte vetëm tetëvjeçar".

Cornejo, që ndërroi jetë në vitin 2008, ishte njeriu që e zbuloi Maradonën. Por, ai po ashtu ishte në mesin e mendjeve më të ndritura që ndihmoi të merrte formë një nga klubet më të shquara të futbollit argjentinas.

Derisa në Evropë është Ajax Amsterdami, Amerika e Jugut e ka Argentinos Juniorsin.

Edhe Napoli e kujton Maradonën, legjendën e klubit Sport Napoli e kujton Maradonën, legjendën e klubit

Të dy klubet shquhen për një gjë: dashurinë për futbollin dhe përkushtimin ndaj akademive të tyre.

Derisa Ajaxi ka luajtur çdo ndeshje që nga viti 1982 (1753) së paku me një lojtar të dalë nga akademia e vet, Argentinos e ka bërë këtë që nga korriku i vitit 1989 (1668 ndeshje)....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)