Në qershorin e vitit të kaluar, Armend Dallku mblodhi gjithçka që kishte në Ukrainë dhe u kthye në Kosovë. Nga klubi Vorksla Potlava u largua si legjendë për t'u kthyer në Prishtinë.
Gjurmët që ka lënë në klubin ku kaloi 12 vjet nuk do të shlyhen lehtë, e aq më pak tash kur vendin e tij në klub e fushë e ka zënë vëllai i vogël – Ardini, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArdini, 22-vjeçar menjëherë zuri vendin e Armendit në qendër të mbrojtjes. Luajti 12 ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar në Premier Ligën e Ukrainës me fanellën e Vorsklas. E titullar është edhe në edicionin e ri që ka nisur në Ukrainë. Ka luajtur tri ndeshjet e para, nga 90 minuta.
"Po mundohem ta mbuloj mungesën e Armendit, por është e vështirë të harrohet legjenda. Ende vazhdojnë ta përmendin Armendin në Vorskla. Ka lënë gjurmë të mëdha në klub", ka thënë Dallku.
Ardini te Vorskla u transferua në janar të vitit 2012....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.