Faqja e specializuar për statistika dhe nota të lojtarëve “Sofa Score” ka publikuar formacionin e muajit gusht të ligave të Evropës.
“Një fillim emocionues të sezonit të futbollit në pesë ligat më të mira evropiane e lamë pas dhe është koha t'ju prezantojmë me skuadrën e muajit gusht”, ka shkruar Sofa Score.
Lionel Messi spikati me katër gola e tri asistime duke marrë çmimin e lojtarit më të mirë të muajit gusht.
Messi gjeti vend në formacionin më të mirë të gushtit duke i prirë sulmit së bashku me Erling Haalandin e Neymarin.
Në 11-shen më të mirë të muajit gusht në Evropë është edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli, që është pjesë e ekipit nga Serie A, Empoli. Ismajli gjatë gushtit pati katër paraqitje dhe është vlerësuar me notën 7.5, që e bën atë njërin ndër mbrojtësit më të vlerësuar të muaji të shkuar në Evropë, bazuar në faqen “Sofa Score”. Në katër ndeshjet e Empolit Ismajli ishte i pazëvendësueshëm. 80 për qind të pasimeve të tij ishin të sakta, ndërsa i fitoi edhe 81 për qind të dueleve ndaj kundërshtarëve.
Ismajli dhe Theo Hernandez i Milanit janë të vetmit nga Serie A në formacionin e muajit gusht të Evropës.