Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arda Turan nuk largohet nga Barça

Arda Turan nuk do të largohet nga Barcelona, sipas agjentit të tij Ahmet Bulut.

Të dielën, u raportua se Turani ka arritur marrëveshje me Arsenalin për një kalim gjatë verës.

“Arda nuk do të largohet. Drejtorët e Barcelonës janë të lumtur me të. Nuk kemi folur me asnjë klub për transferim”, ka thënë Bulut për “Miliyet”, transmeton Koha.net. “Ai do të qëndrojë te Barça deri më 2020”.

Turan ka shënuar 12 gola në sezonin e fundit në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm