Arbitri kosovar, Bekim Zogaj është përzgjedhur për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e Kupës së Botës në futboll për grupmoshën U20.
Zogaj jeton në Zvicër, ndërsa është pjesë e ekipit të kryearbitrit Sandro Schaerer.
Zogaj është njëri prej dy ndihmësve të Schaererit, ekipi i të cilit është përzgjedhur për të ndarë drejtësinë në Botërorin që mbahet në Argjentinë prej 20 majit deri më 11 qershor.
Ky ekip gjyqtarësh për herë të parë do të jetë në një ngjarje të madhe të FIFA-s, ndërsa sa i takon UEFA-s është paraqitur në disa kampionate për të rinj.
Ka shpresë se ekipi i gjyqtarëve që ka edhe Zogajn në përbërje, do të përzgjidhet në vitet e ardhshme për ndonjë ngjarje të madhe seniorësh, ka shkruar sajti zyrtar i Federatës së Futbollit të Zvicrës.
-
Pse argjentinasit i frikësohen gjyqtarit Vinçiq?
-
Arbitri i finales ishte arrestuar para gjashtë vjetësh në Bosnjë-Hercegovinë
-
Sllovenit Vinçiq i besohet drejtimi i finales, ai shpërthen në lot
-
Lojtarët dhe trajnerët do të përballen me gjoba nga FIFA
-
Elfath, arbitri i gjysmëfinales Angli – Argjentinë