Arabia Saudite njoftoi se do t’i dhurojë një stadium futbolli Irakut, pas ndeshjes së parë miqësore mes dy ekipeve kombëtare në territorin irakian që prej 40 vitesh, ndërkohë që FIFA do të njoftojë në mes të marsit vendimin e saj për ndalimin ose jo të ndeshjeve zyrtare në Irak.
“Princi trashëgimtar saudit, Mohamed Ben Salmane e përmendi këtë dhurim pas një bisede telefonike të zhvilluar dje në mbrëmje me kryeministrin irakian, Haider al Abadi”, njoftoi në një komunikatë kryeministria irakiane raporton AFP.
Më 28 shkurt, ekipet kombëtare të Irakut dhe Arabisë Saudite u ndeshën në Basra, në jug të Irakut, në kufi me Iranin, për një ndeshje të cilësuar si historike dhe shenja e fundit e afrimit politik mes Bagdadit dhe Riadit, rivali i madh rajonal i Teheranit.
-
Pas 40 vjetësh ndeshen futbollistët e Irakut me ata të Arabisë Saudite
-
Marrëveshja diplomatike lejon klubet saudite të shkojnë në Iran për Championsin e Azisë
-
Shqipëria luan miqësore me Arabinë Saudite
-
Iraku dhe Arabia Saudite do të bashkëpunojnë në çështje të sigurisë
-
Arabia Saudite dhe Iraku hapin kufirin për tregti pas 27 vitesh