Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aplikacioni që po bën revolucion në futboll

Oliver Sonne i kishte shuar shpresat se mund të bëhet futbollist profesionist. Tinejxheri danez kishte humbur motivin, duke mos besuar dhe duke u lodhur nga stërvitjet te klubi i tij i vogël i qytetit. Ai stërvitej katër herë në javë, por dëshironte të bënte gjëra të zakonshme të tinejxherëve: të dalë me shokët dhe të shijojë jetën.

“Fillova të mendoj se kurrë nuk do të mund të arrij pikën për t'u bërë profesionist”, pranon Sonne.

Me rekomandimin e shokëve dhe në përpjekjen e fundit për të përmbushur ambiciet e fëmijërisë, Sonne shkarkoi një aplikacion futbolli, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Me të bërë këtë, shumë shpejt jeta e tij ndryshoi - ëndrrat u ngjallën.

Duke përdorur “Tonsserin”, një aplikacion për futbollin danez për lojtarët nga 12 deri në 19 vjeç, mesfushori firmosi kontratë 18-muajshe me ekipin elitar të Danimarkës, FC Copenhagen dhe është startues i padiskutueshëm tek ekipi U-19.

Ky aplikacion që përmban të gjitha statistikat e lojtarëve të rinj, funksionon si rrjet social dhe aktualisht përdoret nga 600 mijë futbollistë. FC Copenhagen nuk ishte klubi i vetëm që kishte shprehur interesim për Sonnen, falë këtij aplikacioni.

Ai ka pasur prova tek ekipi nga Ligue 1, Marseille dhe është ftuar sërish, por Sonne nuk ka dashur të largohet nga Danimarka. Në vend që të shkojë në Francë për të firmosur kontratë profesioniste, ai ka preferuar të qëndrojë në vendlindje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)