Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anyla po kthehet e dëshpëruar në SHBA

Erdhi me entuziazëm të madh nga SHBA-ja për të përfaqësuar Kosovën, por nuk mund të thuhet se po kthehet me një entuziazëm të tillë.

Përkundrazi, Anyla Kryeziu po kthehet e dëshpëruar edhe pse pritjet e saj para se të debutonte me Përfaqësuesen A të Kosovës në volejboll ishin shumë të mëdha, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeziu, 20-vjeçare, ishte pjesë e Përfaqësueses që fundjavën e shkuar i dha fund pjesëmarrjes në kualifikimet për kampionatin botëror "Tokio 2018". Kosova ishte pjesë e Grupit C, ndeshjet e të cilit u zhvilluan në Sofje të Bullgarisë. Regjistroi pesë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, duke i përfunduar kualifikimet pa asnjë set të fituar.

Kryeziu nuk është e zhgënjyer me rezultatet, që, sipas saj, ishin të pritura, por me trajtimin që ka pasur gjatë kësaj kohe. Thotë se nuk pati minutazhën që meritoi dhe komunikimi nuk ishte i mirë...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.