Liga Ballkanike në basketboll (BIBL) ka vendosur të anulojë ndeshjen mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Ibarit të paraparë të luhet më 18 mars në Shkodër, duke dërguar kështu garën direkt në Final Four, njofton BIBL të enjten, transmeton Koha.net.
Në Final Four do të garojnë Akademia Bultex 99, Peja, Ibari dhe Vllaznia, ndërsa Final Four do të mbahet në Pejë.
Sipas datave fillestare faza do të mbahet nga 31 mars deri më 1 prill, por në rast se situata e koronavirusit përkeqësohet atëherë janë caktuar dy data alternative 7 prill e 8 prill apo 14 prill e 15 prill.
“BIBL do të ndjekë institucionet zyrtare në shtete dhe do të veprojë sipas vendimeve të tyre. Shëndeti dhe jeta është prioritet. Asnjë ndeshje e basketbollit apo çfarëdo sporti nuk ka rëndësi më tepër sesa mirëqenia e njeriut”, është thënë në komunikatë të BIBL-it.