Amir Khan nuk do të përballet me kampionin e peshave të lehta WBO, Manny Pacquiao në muajin tjetër, ka konfirmuar promotori i boksierit filipinas, Bob Arum.
Javë më parë boksierët kishin konfirmuar se meçi ndërmjet tyre do të zhvillohej më 23 prill, me Emiratet e Bashkuara Arabe që pritej të ishte vendi i këtij meçi, shkruan BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy meç është i vdekur. Po flas për një propozim tjetër, për një tjetër meç, jo Khanin. Khan nuk do të jetë kundërshtari i radhës së Mannys”, është shprehur Aram për ESPN.
Arum ka thënë se këshilltari i Pacquiaos, Michael Koncz do të negociojë për meçin e radhës dhe do të rishikojë alternativat për kundërshtarin e filipinasit. Kurse ndeshja mund të ndodhë në korrik.