Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pacquiao konfirmon se vitin tjetër përballet me McGregorin

Boksieri Manny Pacquiao ka konfirmuar se vitin e ardhshëm në Lindjen e Mesme do të përballet me yllin e arteve marciale të përziera, Conor McGregor.

Nga zyra e tij është bërë e ditur se fitimet e Pacquiaos në këtë garë, do të shkojnë për viktimat e pandemisë së koronavirusit, me boksierin, tani që është një senator në Filipine.

Kjo ngjarje shënon një kthesë të madhe për McGregor, i cili u tërhoq nga garat UFC-së gjatë kësaj vere, hera e tretë që e bën një gjë të tillë, transmeton KOHA.

Nga zyra qendrore e Pacquiaos u tha se për nder të të gjithë viktimat e Filipineve nga koronavirusi, senatori Pacquiao do të ndeshet vitin tjetër me yllin e UFC-së, Conor McGregor, shkruan DailyMail.

“Pjesa më e madhe e të ardhurave të tij do të shkojnë për të prekurit me koronavirus në mbarë vendin”, ishin deklarimet nga zyrtarët e Pacquiaos.

Edhe McGgregor–Poirier do të ballafaqohen më 23 janar Sport McGgregor–Poirier do të ballafaqohen më 23 janar

Ndërkohë, McGregor ka publikuar dhjetëra reagime në rrjetin social “Twitter”, lidhur me vendimin e tij për largimin nga garat dhe ndër të tjera, ka bërë publike edhe mesazhe private në “Instagram”, mes tij dhe Dana White.

Irlandezi ishte i etur për ndeshje por më pas bëri me dije për pensionimin e tij, i treti brenda katër vitesh. Pas përhapjes së pandemisë, McGregor kishte bërë me dije se vendimin do ta merrte pasi tifozët të jenë kthyer në tribuna.

Sa u përket mesazheve të cilat ishin shkëmbyer gjatë shkurtit, McGregor kishte kërkuar që Dana White të fuste fatura të shumta për një ndeshje të tij, duke cekur Justin Gaethje dhe Diego Sanchez si rivalë të mundshëm.

“Po përgatitesha shumë për sezonin. Kundërshtarë të shumtë me data të ndryshme gjatë tërë kohës”, shkruante McGregor në Twitter.

“Të gjitha do të zhvillohen përsëri më pas. Kur koronavirusi u përhap dhe planet ishin që të prisja rikthimin e tifozëve, unë u largova nga ajo situatë. Isha duke pritur gjatë në atë fazë”, ka shkruar tutje ai.

Irlandezi ka zbuluar edhe planet e tij. “Sidoqoftë, kujt po ia ndien”. Unë do të ndeshem në Lindjen e Mesme me Manny Pacquiaon.

Edhe Arrihet marrëveshja, Mayweather do të përballet me Pacquiaon më 19 shtator Luftarake Arrihet marrëveshja, Mayweather do të përballet me Pacquiaon më 19 shtator

“Do të jetë një nder i vërtetë të përballem me dy boksierët më të mëdhenj të epokës moderne, duke pasur frikë nga lufta”, ka shkruar tutje ai.

Që nga koha kur kishte pësuar disfatë nga Floyd Mayëeather, McGregor kishte ndryshuar sjelljet e tij duke shprehur dëshirën për t’u kthyer përsëri në ring.

Në muajin e kaluar, McGregor kishte publikuar pamjet e ndeshjes në rrjete sociale dhe ku kishte sugjeruar një ndeshje mes palëve. Në Twitter kishte shkruar ‘E pranoj”, në gjuhën e Filipineve.

Pacquiao ka përkrahës të shumtë në Lindjen e Mesme dhe kishte planifikuar që ai të ndeshej atje kundër Terrence Craëford ose ndonjë garuesi tjetër para fillimit të pandemisë.

Nuk është e qartë nëse qëllimet e McGregor janë të vërteta mirëpo Pacquiao dhe ekipi i tij, nuk kanë dyshime në fitoren ndaj irlandezit.

Edhe Ikona e UFC-së do të kandidojë për president të Irlandës Botë Ikona e UFC-së do të kandidojë për president të Irlandës

Në muajin e kaluar, trajneri i Pacquiaos, Justin Fortune kishte deklaruar se brenda tre raundeve, Manny do ta shkatërrojë Conor McGregorin.

“Ai do ta mposhtë atë shpejt dhe fortë si një luftëtar i madh. McGregor nuk është asgjë”, ka thënë ai.