Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Anulohet gara hapëse e stinorit në Formula 1

Është anuluar gara e Formula 1 që këtë fundjavë është dashur të mbahet në Australi.

Gara në Australi është dashur të hap stinorin 2020 në Formula 1, por ajo është shtyrë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Këtë e kanë bërë të ditur burime të ndryshme nga F1 për BBC Sport.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Formula 1, por më herët gjatë ditës është bërë e ditur se një anëtar i skuderisë së McLarenit është testuar pozitiv për koronavirus.

McLareni gjatë të enjtes njoftoj se nuk do të marr pjesë në garën në Australi, por ajo ndërkohë është shtyrë për një termin tjetër.