Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Antony i kundërpërgjigjet Ten Hagut

Pasi lëvizja e tepruar e Antonyt në ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspolit në Ligën e Evropës nuk u prit mirë nga trajneri Erik ten Hag që e zëvendësoi atë, braziliani është shfaqur me një reagim në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka shkruar se gjestet e tilla në fushën e lojës nuk do t’i ndalë as në vazhdim.

“Të gjithë njihemi për stilin tonë artistik. Nuk do të ndaloj së bëri atë me të cilën unë njihem dhe më ka bërë më të fortë”, ka shkruar braziliani 22-vjeçar.

Antony ka pesë gola të shënuar e dy asistime në 14 ndeshjet e para të këtij sezoni.