Klubi francez pritet të bëjë ndryshime në stolin e trajnerit.
Antonio Conte është i preferuari i drejtuesve për të marrë drejtimin e Paris Saint- Germain në fund të këtij sezoni.
Një arsye pse Conte do të jetë përzgjedhja e parë e pronarit të klubit francez Naser Al-Khelaiffi, është se tre të pëlqyerit e tij, Jose Mourinho, Diego Simeone dhe Massimiliano Allegri, ka shumë pak gjasa të largohen nga skuadrat e tyre respektove, transmeton KosovaPress.
Ndërkohë përsa i përket Contes ai do t’i japë lamtumirën Chelseat në fund të sezonit dhe sipas asaj që raportojnë mediat angleze, pritet të jetë pikërisht italiani, pasardhësi i i Unai Emery në stolin e PSG, me spanjollin që pritet të shkarkohet nga detyra edhe pse me shumë mundësi do t’i fitojë të tre trofetë në Francë gjatë këtij sezoni.
Al-Khelaiffi pritet ti ofrojë Contes një kontratë afatgjatë me një pagë vjetore më të lartë se ajo që përfiton aktualisht te Chelsea. 11,5 milionë euro në sezon pritet të arkëtojë ish-trajneri i përfaqësues italiane te klubi parisien ndërkohë që do të ketë mundësi blejë lojtarët që ai i do për të tentuar triumfin në Ligën e Kampionëve.