Anthony Joshua po krahasohet tani me legjendën e boksit, Muhammad Ali.
Kjo edhe për shkak të një fotografie të ngjashme, transmeton Koha.net.
Joshua mbrëmë u shpall më i miri i botës, pasi nokautoi ukrainasin Wladimir Klitschko në raundin e 11 në Londër. Ai e kishte rrëzuar Klitschkon në raundin e pestë, për të krijuar një moment të ngjashëm si fotografia ikonë e Muhammad Alisë në meçin e vitit 1965.
Më 1965 Ali kishte gjunjëzuar Sonny Listonin në një rimeç në Maine, raporton The Sun.
Shumë njerëz besojnë se 27 vjeçari një ditë mund të bëhet po aq i mirë në të ardhmen sa legjenda amerikane e boksit, Ali.

Artikuj të ngjashëm
-
Schwarzenegger: Joshua – Klitschko, një nga luftërat më emocionuese që kam parë
-
Joshua “mbreti” i ri i boksit, nokauton Klitschkon
-
Joshua nokauton Ngannoun
-
Boks, Joshua triumfon me nokaut të frikshëm ndaj Heleniusit
-
Paralajmërohet meçi i shumëpritur, Fury thotë se do ta rrëzojë Joshuan në rund të tretë