Ylli i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, ka firmosur kontratën më të madhe në histori të NBA-së.
Antetokounmpo ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare të vlefshme 228.2 milionë dollarë. Detajet e kontratës për ESPN-në i ka konfirmuar agjenti i reprezentuesit të Greqisë.
Fituesi i dyfishtë i MVP-së në NBA, ka thyer rekordin e James Hardenit që në vitin 2017 kishte firmosur me Houston Rocketsin kontratë të rëndë 228 milionë dollarë.
“Kjo është shtëpia ime, ky është qyteti im. Jam i bekuar që kam mundësi të jem pjesë e Milwaukee Bucksit për pesë vjetët e ardhshme”, ka shkruar 26-vjeçari në rrjetet sociale.
Artikuj të ngjashëm
-
James pritet ta thyejë rekordin e Carterit për më së shumti sezone në NBA
-
Antetokounmpo shënon 23 pikë për 24 minuta
-
Antetokounmpo shënon 64 pikë në fitoren e Bucks, vendos rekorde
-
Antetokounmpo bën “postimin e vitit” për transferimin e mundshëm të Mbappes tek Al-Hilali
-
Antetokounmpo shkëlqen në fitoren e Milwaukeet